Më përgjuan mua dhe vëllanë”, Dhuli: Policia falsifikoi provat për Belerin

0
45

Skerdjan Dhuli, zëdhënës i fushatës së Fredi Belerit, tha në një intervistë për Euronews Albania se provat për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, janë falsifikuar.

Ai tha se arrestimi i Belerit ka qenë e shkruar që në mëngjes nga Edi Rama dhe pritej që të ndodhte. Dhuli shtoi se si Parti Demokratike dhe si shtab elektoralm e prisnin një veprim të tillë pasi të gjithë ishin vënë në përgjim. Madje, sipas tij, në përgjim është vënë edhe vëllai i tij i cili nuk ka lidhje me politikën.

Dhuli tha se arrestimi nuk ka pasur si qëllim thjesht burgosjen e Fredi Belerit, por qëllimi kryesor ka qenë mbajtja e bashkisë së Himarës.

“Vendimi për Belerin ishte shkruar nga Edi Rama që në gjenezën e gjësë. Edhe vetë Beleri por edhe ne si shtab elektoral kemi qenë në dijeni. Ne nuk kishim ndonjë mekanizëm as ne si Parti Demokratike as koalicioni opozitar për t’u mbrojtur. Ata e sajuan dosjen si deshën. Vendosën në përgjim të gjithë shtabin elektoral, madje në rastin tim vendosën edhe tim vëlla në përgjim i cili nuk ka lidhje me politikën dhe kur u desh të fotografonin veprimet operative, nuk shkuan në servis te Fusha e Aviacionit në Tiranë, ku punon im vëlla, po fotografuan një person në rrugë dhe e falsifikuan. Këto manipulime kanë pasur një qëllim, mbajtjen me dhunë të Belerit në burg, jo thjesht për Belerin si person, por sepse duhej mbajtur bashkia e Himarës me çdo mjet e me çdo arsye”, tha Skerdjan Dhuli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here