Mbyllja e Muzeut Kombëtar, Isufi: Keqmenaxhim, të informoheshin grupet e interesit

0
248

Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet për 4 vite. Institucioni më i rëndësishëm kulturor dhe një ndër destinacionet kryesore të një turisti që prek Tiranën do të ulë qepenin nga ky 15 mars deri në 15 mars in e vitit 2028.

Në llogarinë zyrtare në Facebook të Muzeut thuhet se arsye për mbylljen është rikonstruksioni, por pa dhënë sqarime të tjera.

Pedagogu Ardian Isufi e cilësoi keqmenaxhim mbylljen e të gjitha institucioneve të kulturës në të njëjtën kohë, që nga Galeria e Arteve te Teatri Kombëtar.

Isufi theksoi se është detyrim ligjor informimi i publikut dhe grupeve të interesit marrja e një vendimi të tillë.

“Janë mbyllur të gjitha institucionet kulturore, që tregon se ka një ngërç në menaxhimin e kulturës, ky keqmenaxhim vihet re në hapjen dhe mbylljen e institucioneve kulturore.

Aspekti i parë është kolapsi që krijohet me institucioneve që nuk funksionojnë, ka nisur me Galerinë e Arteve, që është një gërmadhe. Dhe e dyta, afatet 4 vjet që duken një tallje. Problemi ynë është çështja e informimit që është në nivelet më të ulëta dhe është detyrim ligjor të informohet publiku dhe grupet e interesit”, tha Isufi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here