Nis në Argjentinë gjyqi për vdekjen e Maradonës: Duam të vërtetën, dikush nuk e donte gjallë

0
54

“Ne nuk do të ndalemi kurrë”. Janë fjalët e Dalmës dhe Giannina-s, vajzave të Diego Armando Maradona-s, të cilat u shprehën në rrjetet sociale në funksion të hapjes së gjyqit për vdekjen e “Pibe de Oro”.

Seanca e parë, e cila u zhvillua në Gjykatëm e San Isidros të mërkurën më 6 mars, përfshin neurokirurgun Leopoldo Luque, psikiatrin Agustina Cosachov, psikologun Carlos Díaz, mjeken Nancy Forlin (e cila koordinoi kujdesin në shtëpi), koordinatorin e infermierisë Mariano Perroni, infermierët Ricardo Omar Almirón dhe Dahiana Gisela Madrid, si dhe mjeku i përgjithshëm Pedro Di Spagna, i akuzuar për veprën penale të vrasjes me mashtrim.

Personeli i kujdesit shëndetësor, i destinuar për të ndihmuar Diego Armando Maradonën deri në vdekjen e tij më 25 nëntor 2020 në moshën gjashtëdhjetë vjeçare, rrezikon nga 8 deri në 25 vjet burgim pasi Gjykata e Apelit e San Isidros kishte refuzuar kërkesat për anulimin e gjykimit kundër tetë të pandehurve.

Para se të hynte në sallën e gjyqit, avokati i vajzave të ish-lojtarit të Napolit, Fernando Burlando, shpjegoi se jo vetëm është e nevojshme të identifikohen ata që janë përgjegjës për vdekjen, por edhe “cila ka qenë arsyeja e vërtetë” pasi “pa dyshim bëhet fjalë për një grup që kishte një interes të qartë. Unë nuk jam i bindur se njerëzit e lidhur me shëndetin e Diegos janë ata që janë vërtet të interesuar për ta vrarë atë.”

Ndërkohë, zyra e Prokurorisë lokale ka kërkuar një inspektim të shtëpisë në Tigre, në periferi të Buenos Aires, ku Maradona jetoi deri në ditët e fundit të jetës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here