Elon Musk u bën thirrje të hapur punonjësve të tij: Mos votoni prokurorin majtist të Sorosit

0
103

Miliarderi Elon Musk bëri thirrje nga Teksasi që votuesit të rrëzojnë prokurorin e qarkut, Jose Garza, i cili është mbështetur dhe financuar nga George Soros.

Fox News raporton se Musk madje u bëri thirrje edhe punonjësve të tij në kompaninë Tesla që të mos votojnë për një prokuror ultramajtist që nuk heton krimet.

Musk postoi edhe një mesazh në X, ku thotë se duhet votuar për kandidatin që sfidon prokurorin e Sorosit.

Garza arriti të fitojë postin e prokurorit të qarkut në një zonë të djathtë, falë mbështetjes nga miliarderi ultramajtist Soros.

Por kritikët e tij thonë se ai nuk po lufton krimin, duke e bërë jetën e qytetarëve më të pasigurt.

Kjo nuk është hera e parë që Musk kritikon ashpër prokurorët e Soros. Por këtë herë, ai u bëri thirrje të hapur punonjësve të hapur punonjësve të tij në Tesla që të votojnë kundër një prokurori të Sorosit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here