Ngjarje e rëndë në Kosovë, vëllai plagos me thikë vëllanë

0
80

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Viti të Kosovës, ku vëllai ka plagosur me thikë vëllanë.

Mediat në Kosovës raportojnë se pas një sherri mes dy vëllezërve njëri prej tyre ka goditur me thikë tjetrin, shkak është bërë një debat për përdorimin e alkoolit.

Sipas mediave autor i plagosjes ka qenë 44-vjeçari, i cili ka goditur me thikë vëllain e tij 34-vjeçar.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor.

Rasti thuhet se është në procedim dhe se Policia tashmë ka dërguar në mbajtje të dyshuarin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency