Pasditen e të premtes, 1 mars, në Lushnje në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” u regjistrua një shpërthim i fuqishëm që la pas dy viktima dhe 7 të plagosur.
Personat që humbën jetën janë identifikuar si Elidion dhe Roland Hoxha babë e bir, teksa në mesin e 7 të plagosurve është edhe deputeti i PS, Bujar Çela. Shpërthimi ka shënuar një tragjedi, teksa është ndjerë edhe nga banorët që jetojnë pranë zonës industriale të qytetit të Lushnjes.
Dëme të mëdha janë bërë edhe në bizneset pranë vendit ku ndodhi shpërthimit, teksa disa banorë e krahasojnë shpërthimin me atë të 15 marsit 2008 në Gërdec.
“Ç të thotë nëna. Aq jemi trembur. Çunit i është prishur çatia. Nuk lejohet të punosh me bombola gazi. Jemi familjarë, 100 mijë lekë pension nuk na del të hamë buke jo më të shkojmë tek doktori apo të rregullojmë shtëpitë”
“Ka qenë tamam si shpërthimi i Gërdecit”