Referendumi i Luginës së Preshevës

0
106

Nga Refik HASANI

Sot, shënohet 32 vjetori i Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992, popullata me shumicë shqiptare e Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shpalli këtë Krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve.

 

Këto tri komuna, kan mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë, prandaj kemi shprehur vullnetin në mënyrë demokratike, për të gëzuar lirinë në të drejtat individuale dhe kolektive, për të qenë të barabartë jo më pak se të tjerët.

 

Referendumi ishte dhe mbeti si një formësim i angazhimit si kolektivitet i organizuar i këtij Rajoni.

 

Është treguar pjekuria e faktorizimit politik i manifestuar si rezistencë e shqiptarëve të treguar përmesë organzimit dhe daljes për votim në referendumin plebishitar.

Ishte udhërrëfyes për vizionin e të adhmes politike.

 

Më datën 1 e 2 mars të vitit 1992, u mbajtën për dy ditë rreshtë, shprehja e vullnetit dhe ishte përcaktimi politik i së ardhmes duke marrë përgjegjësinë për ta shtruarë-ngritur për zgjidhje çështjen e kësaj Krahine-duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare të Referendumit.

 

Sot, jan 32 vjetë nga Referendumi që shënon qëndresën dhe sakrificën në përpjekjet për organizim e mobilizimin e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

 

Jemi të diskriminuar edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur, jemi të diskriminuar në parfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, jemi të diskriminuar në zingjirin Komandues të Policisë, në Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë Tatimore, jemi diskriminuar edhe në kulturë, në ruajtjen trashëgimisë kulturo-historike, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik.

 

Kjo Krahinë shqiptare, është e diskriminuar, pasi ky është Rajoni më i prapambetur dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën.

 

Referendumi, së bashku me kryengritjen e armatosur në formimin e UÇPMB-ës, që luftoi dhe arriti në ndërkombëtarizimin e çështjes së këtij Rajoni, tregon se statusi i saj politik, nuk është zgjidhur ende.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here