Ditën e sotme, policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. K., 30 vjeç, i cili kanosi bashkëshorten e tij. Bashkëshortja është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi i DVP Elbasan:
Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan në flagrancë shtetasi Xh. K., 30 vjeç, pasi ka kanosur bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.