Ç’ndodhi në Lushnjë?!/ Ekspertë anti-eksploziv rikthehen në vendin e shpërthimit

0
163

Personat në foton më lart janë 55-vjeçari Roland Hoxha, vinçieri i cili humbi jetën këtë të premte teksa punonte në një kapanon në ndërtim në Lushnjë dhe djali i tij Elidioni, 24 vjeç. Ishte ora 15:30 kur së bashku ndodheshin në vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, gjë që u mori jetën. I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.

Thuhet se sot ishte dita e parë e punës për babë e bir, por ata nuk e dinin që kjo do të ishte edhe dita e fundit. Nga hetimet e para dyshohet prekja e kabujve të tensionit të lartë ka shkaktuar shkëndija që ndezën një bombul oksigjeni e cila ka shkaktuar një shpërthim të fuqishëm. Nga kjo mbetëm edhe 7 të plagosur, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela, në pronësi të të cilit ishte magazina.

Deputeti dhe dy të tjerë janë sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë ndërsa 4 të tjerë po marrin mjekim në spitalin rajonal në Lushnjë. Sipas informacioneve nga spitali, gjendja e të plagosurve është e qëndrueshme, ndërsa deputeti Bujar Çela ka pësuar politraumë dhe ende nuk është koshient. Shpërthimi u ndje në të gjithë qytetin.

Disa orë pas shpërthimit, në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe njësia anti-eksploziv, për të kontrolluar zonën. Ka dyshime se një bombël oksigjeni ka mbetur ende pa shpërthyer. Sipas burimeve vinçi ka qenë duke ngritur bombolat me oksigjen që po përdoreshin për saldim. Ekspertët po kontrollojnë të gjithë zonën e cila tashmë është shkatërruar totalisht. Në zonë është ndërprerë energjia elektrike për arsye sigurie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here