Bushati: Vangjush Dako u burgos për statistikë

0
143

Analisti Andi Bushati deklaroi në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se arrestimi i Vangjush Dakos më 6 qershor 2023, pas dy akuzave të SPAK-ut, kur nuk ishte prej vitesh kryetar bashkie, u përdor nga Edi Rama për statistikë.

“Vangjush Dako është arrestuar për statistikë, për të thënë që drejtësinë e kontrollojnë amerikanët. Këta po i bien non-gratës. Gjushi e ka ngrënë sepse duhej arrestuar Saliun. Pra filloi era e goditjes “non-grata”.

Gjushi nuk ishte më kryetar bashkie, Durrësin, Edi Rama ngarkoi banditë të tjerë të bënin vota. Pra pasi Edi Rama e përdori për punët e tij, e përdori në fund edhe për statistikë.

Duke thënë këtë, jam dakord që a duhej hetuar Dako? Po, po, siç duhet hetuar Berisha për 21 Janarin dhe jo për shpikjet e këtyre Gjokave.

Nëse ka patur një skandal publik, dosja e Vangjush Dakos, duhet të ishte 339-ta. Ta hetosh Dakon, në vendin që e gjitha mafia po ndërton kulla, se ka zbardhur një leje ndërtimi me vonesë, është të tallësh trapin me publikun. Ky është teatri ynë me mercenarët e SPAK.

Teatër që nuk e hanë as kalamajtë e fillores. Kur kam quajtur Bllakon, Kokën, Ahmetaj, Dakon, të burgosur politikë, i kam quajtur, sepse këta merren se kë do të bëjmë shembull sot. Në këtë kuptim është një teatër i madh. Vangjush Dako e hëngri kot sepse i duhej hapur rrugë arrestimit të një non-grate tjetër”-tha Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here