Tentoi të vriste me thikë 24-vjeçarin në Paskuqan, arrestohet 40-vjeçari

0
77

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, është arrestuar 40-vjeçari me iniciale D.H. pasi ishte shpallur në kërkim për “vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë.

Më 3 Qershor të 2023-shit dyshohet se ai ka tentuar të vrasë me thikë një 24-vjeçar dhe ka qenë Gjykata e Tiranës, e cila ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 40-vjeçarin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën dhe ndaluan shtetasin D. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë. Ky shtetas dyshohet se më datë 03.06.2023, në Paskuqan, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), një 24-vjeçar”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here