Si Rama mashtroi Zelenskyyn për “armatimin shqiptar”

0
78

Nga Boldnews.al

Në vizitën e tij në Tiranë, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u mashtrua rëndë teksa iu premtua se Shqipëria do e ndihmojë Ukrainën me armë dhe municione. Për ironi therëse, ky premtim iu bë Zelenskyyt nga i vetëshpalluri “lider global”, Edi Rama. Ishte vetë Zelenskyy që me çiltërsi politike jo vetëm e besoi këtë lajthitje të qëllimshme por deklaroi publikisht se: “diskutuam për mbrojtjen e Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta”… Pra Rama i ka premtuar armë e municione për ushtrinë e Ukrainës kundër Rusisë.

Nëse Zelenskyy iku me mendjen se pas do i mbërrijnë trena e avionë të mbushur me armë e municione të prodhuara në Shqipëri, atëherë është mirë që ushtarët e tij të paktën të mbushin xhepat me gurë që të “mbrohen”, pasi armët do u mbeten pa fishekë. Rama e mashtroi hapur, për një lajm më shumë në propagandën surreale të tij. Po çfarë fuqie ushtarake ka Shqipëria me të cilën Rama mburret se ka kapacitet jo vetëm mbrojtës, por edhe eksportues?

Tre fabrika që deri para viteve 90′ shërbenin për prodhimin e municioneve në Poliçan, prodhimin e armëve të lehta, kryesisht automatikë, kallashnikovë në Gramsh dhe lëndë plasëse ushtarake në Cërrik, sot janë vetëm gërmadha. Shqipëria nuk prodhon as edhe këllëfë armësh dhe jo më armatim modern. A e di Zelenskyy se ushtria jonë armatimin më të rëndë ka pak mitralozë të kalibrit të ulët të falura nga vendet anëtare të NATO-s dhe nuk i gjendet as edhe një avion apo helikopter ushtarak?

Mashtrimin Rama e bëri me ndërgjegje të plotë për të mbuluar me hi jashtëqitjen propagandistike që shërben vetëm për një ditë. Ukraina e ka luftën e humbur nëse mban paksa shpresë në premtimin e Ramës për ta furnizuar me armë e municione. Por, nëse lufta do të bëhej me fuqinë e drogës, korrupsionit dhe mashtrimit qeveria jonë ka vërtetë çfarë të eksportojë. Dengje me kanabis dhe kokainë po të jetë nevoja do shkonin me karvane drejt Ukrainës, por asnjë nga këto “prodhime vendi” me kujdesin e madh qeveritar, Ukraina nuk ka nevojë.

Mashtrimi po bëhet ndërkombëtar për fuqinë imagjinare ushtarake shqiptare si pushkë e ndryshkur dhe fishekë me barut të lagur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here