Rama në konferencën me Zelensky-n: Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën

0
98

Kryeministri Edi Rama u shpreh nga konferenca e përbashkët me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

Rama deklaroi se bashkë me NATO-n, Shqipëria ka dënuar agresionin rus, dhe e sheh me shqetësim mbështetjen ndaj Ukrainës që shihet të ngecë edhe për vonesa burkokratike.

“E mbështesim Ukrainën në mënyrë të palëkundur. Do ta mbështesim për sa kohë do të jetë e nevojshme dhe sa të ndodhë një paqe që zgjat. Shqipëria është një anëtare krenare, edhe pse e vogël e NATO-s. Bashkë me aleatët e NATO-s dhe partnerët tanë, kemi dënuar agresionin dhe kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar Ukrainën me të gjitha mjetet. Në të njëjtën kohë, jemi të vetëdijshëm për kapacitetet tona. Jemi të ndërgjegjshëm se ajo që ka nevojë Ukraina, është mbështetja e të gjithëve, ndihma dhe mbështetja e më të mëdhenjve dhe më të pasurve në bashkësinë tonë demokratike.

E shohim me shqetësim që kjo mbështetje ndonjëherë ngecet, se Ukraina shndërrohet në çështje e politikës së brendshme të një vendi. Ose se ndodhin vonesa burokratike. Nëse demokracitë kanë procedurat e tyre, demokracitë janë më të vështira dhe komplekse për të punuar dhe sjellë rezultate, nga ana tjetër kemi një agresor që nuk ndalet për asnjë sekondë së godituri për të pasur më shumë territor, për të marrë jetët e pafajshme”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here