Spaho: Kjo drejtësia e reformuar na nxori nga burgu sot edhe Dakon, GJKKO zvarrit procesin e Berishës se nuk duan të marrë pjesë në zgjedhje

0
91

Deputeti i PD, Edmond Spaho i cili ishte në protestën e mbajtur kundër arrestimit politik të kreut të opozitës, Sali Berisha është shprehur se protesta provoi se opozita është më e fortë se kurrë.

Zbrazja masive e vendit është një politikë kriminale që po e lë vendin pa shqiptarë, sot jemi gati 1.5 milionë banorë. Analistët e banaqeve televizive të Tiranë së nuk ka opozitë dua ti them se ka opozita dhe atë e ka treguar sheshi kur në vend kanë mbetur aq pak shqiptar.

Ka një PD e bashkuar e unifikuar dhe ka një kryetar të PD që është Sali Berisha. Protesta ka treguar që opozita frymëzon dhe Berisha i nxorri në rrugë, mazhoranca dhe Rama e di se Berisha frymëzon dhe ja kanë frikën pasi nxjerr njerëzit në rrugë të luftojnë për një jetë më të mirë për to.

Sot drejtësia e reformuar e bukura e dheut u mblodhën bashkë SPAK dhe Gjykata Kundër korrupsionit dhe nxorrën Dakon nga burgu që ti gëzojë të gjitha ato që ka vjedhur nga fondet. GJKKO duke qenë se dëshiron të zvarrisë procesin e Berishës pasi duan ta mbajnë të izoluar që ai të mos shkoi në kuvend dhe ta ndalojnë të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme pasi e kanë frikë të përballen me të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here