Ekspertët e PD: Sektori energjetik sot, në krizën më të rëndë që ka qenë ndonjëherë !

0
78

“Sektori energjetik është sot në krizën më të rëndë ndonjëherë”, deklaroi sot në Departamenti i Energjisë në Partinë Demokratike, i cili zhvilloi një konferencë të posaçme me ekspertë të fushës, si drejtuesin e Departamentit te Energjisë Elektrike, z. Arben Ibroja; drejtuesin e Departamentit te Burimeve Natyrore, Hyse Osmanajn, Doktorin e Shkencave Gezim Tola dhe Prof. Dr. Adil Neziraj të fushës së gjeologjisë. Takimin e hapi anëtari i Kryesisë së PD, z. Eno Bozdo.

Në konferencë u theksua fakti se qveria nuk ka asnjë vizion për sektorin: |Asnje reforme reale nuk është zbatuar e plote apo me ritmet e duhura e të parashikuara. Pothuajse të gjitha politikat janë të përkohshme dhe në kushtet e emergjencës, ndryshe “qeverisje me arnime”. Qeveria bën çdo përpjekje për të fshehur këtë situatë. Asnje institucion qeveritar dhe shteteror nuk jep ndonje të dhene reale per situatën në sektor.”

Reformim apo deformim?

Sektori ndodhet prej 10 vitesh pa asnjë reformë reale dhe pa asnjë drejtim strategjik. Asnje investim real në fushën e diversifikimit të burimeve per gjenerimin e energjise elektrike me anë të gazit natyror; Në 7 vitet e fundit, 40% deri 50% e energjisë prodhohet nga HEC private, të gjitha investime të mundësuara në qeverisjen e Partisë Demokratike. TEC-i Vlorë është ende i pa vënë në punë.

Emërimet partiake

Emërimet partiake dhe mungesa e ekspertizës: Numri i punonjësve të OSHEE në vitin 2013 ishte rreth 4.800 punonjës. Numri sot i punonjësve është rreth 7.200 punonjës.

Nga administrata, insitucionet dhe kompanite publike janë larguar ekspertet me te mire dhe dhe ne krye te tyre u emëruan aktivistët/besniket e partisë.

Projektet dhe investimet për miqtë e Rilindjes. Te gjitha projektet dhe investimet ne sektor shkojne tek kompanitë e Rilindjes, kompani preferenciale për të cilat përgatiten termat e references e më pas dakordësohen ndarja e fitimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here