Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Autoboti del nga rruga dhe shpërthen në flakë, vdes shoferi ukrainas

0
118

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00 në aksin Kardhiq-Delvinë, ku një autobot ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në skarpatin anësore.

Mjeti i rëndë ka shpërthyer në flakë, dhe ka humbur jetën shoferi.

Viktima e aksidentit të rëndë në aksin Kardhiq-Delvine është shtetasi Andriu Khrustalov nga Ukraina. Ai ishte shofer i një kamioni qe transportonte çimento.

Policia e Gjirokastrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Çimento apo naftë kontrabandë? Çfarë fsheh policia për aksidentin në rrugën Kardhiq-Delvinë

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here