Po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë

0
104

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës për shkak se teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ka shkaktuar një aksident.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, kur i riu ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy automjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka përplasur dy automjete të tjera, duke shkaktuar dëme materiale.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here