Pse zbriti çakalli në Tiranë ?

0
212

Nga Artan Fuga: 

Media te ndryshme, thone se ka zbritur nga malet, dhe ekspertet, zakonisht hajvane, paskan thene se cakalli ka ardhur te kerkoje ushqim. Hahaha. Si te thuash se njeriu jeton per te marre fryme.

Ore keta te bejne qe per cdo fjali qe shkruajne t’ja japesh gazit!

Si eshte e mundur, thoshte Shvejku, qe u cmenden te gjithe menjehere!!!

Nje gazetar ka shkruar se cakalli rrinte ne kafe pak i habitur nga njerezit verdalle :))

Uaaaa, si e kuptoi mor aman! Si e shpreh habine nje cakall ne kafe? Si ndonje débil qe hap syte nga genjeshtrat qe i rrefen miku i tij perballe?

Ku e dine per shembull qe cakalli i shkrete ka ardhur nga malet dhe nuk ka qene i mbajtur ne ndonje shtepi, nga ndonje boss, a ndonje tip gjuetari, a nga ndonje zonje? Nuk ka dale nga ndonje apartament luksoz?

E kane marre ne pyetje cakallin? Aman, ne cfare gjuhe folen me te? Se ky eshte rast investigimi. Shume i veshtire. Cfare deponoi cakalli?

Thone qe cakalli ka thene se do behem i penduar dhe do te bashkepunoj me ju! Ka denoncuar dhelpren, e cila ne bashkepunim me macokun e eger e kane futur ne rrjet, e kane mashtruar dhe i kane thene se ka nje vend pune bosh ne Tirane. Cakalli paska paguar tridhjet e dyqind mije euro dhe pese copa djathi si bakshish korruptiv.

Eksperti i cakejve prane nje médié te rendesishme ka deklaruar se cakalli ka ardhur per ushqim ne Tirane. Hahahaha. Per cdo kafshe te shkretet kur leviz mund te thuash se motivohet nga deshira per ushqim. Por, nje tjeter ekspert, kundershtoi duke thene se ka zbritur per seks, ne kerkim te cakalleshes qe kishte ikur nga foleja disa muaj perpara nen ndikimin e tiktokut. Shihte shume tiktok duke komunikuar me dhine e kopshtit zoologjik.

Cakalli ka ardhur per ushqim?! Imagjinoni, cfare ekspertesh gomere qe mendojne se cakalli ka kaluar gjithe katundet e Tiranes dhe nuk ka gjetur ushqim, derisa ka mberrit te nje lokal te blloku, ku pasi ka nxjerre pèse euro i ka bertit kamarierit: o cuni n’a boj nje kafe, grrrrrrrr, me qumesht dhe nje kruasant se vdiqa urie.

Ka edhe versione apokaliptike. Cakenjte e malesive te Tiranes kane mesuar nga media se eshte bere deri kos, se kockat e te vdekurve mund t’i gjesh te hedhura rrugeve, dhe mund t’i kruash per shije cakallesh per shtate pale qejve.

Mish njeriu per gjithe cakejte!

Nderkaq, ne nje interviste, cakalli, ne nje vidéo ka thene dicka, por videoja mbahet per t’i bere shantazh, sepse ai ka dale lakuriq ne kafe.

Atje cakalli ka pohuar se nje laraske diku pas Dajtit e ka manipuluar dhe i ka thene se ne Tirane prej kohesh ka nje fjale qe qarkullon, dhe njerezit te budallallepsur kane kuptuar se : Ujku, ujku, por cakalli ben kerdine. Cakalli ka thene se nga kjo shprehje ka kuptuar se ne hapesiren publike dhe tregun politik ka tepri ujqish dhe ulkonjash por mungojne cakejte. Keshtu ai ka ardhur te rregulloje balancat midis ujqeve dhe cakejve ne kryeqytetin e vendit.

Eksperti kundrapedal, Bishtnim Zverdhanuku, ka nje mendim tjeter, ne nje studio televizive ai ka deklaruar rezultatin e tij investigativo – humoristik sipas te cilit cakalli i ka thene se ka ardhur te kerkoje azil politik ne Tirane. Ka ardhur nga malet e Pindit i yshtyr nga reklama qe behet per turizmin shqiptar, dhe se ka miliona turiste qe nuk shkojne gjekundi tjeter vec vijne ketu per te pare muzeun me te bukur ne bote, shtepine me gjethe ku tregohet si shqiptaret i hiqnin thonjte shqiptareve.

Qarkullon edhe thashethemi se cakalli ne fakt kishte humbur rrugen sepse kishte qellim qe te shkonte ne kopeshtin zoologjik meqe atje eshte bere si ferme, ka lope, keca, dele, dhi, por mungojne kafshet te egra, sidomos kerkohet nje cakall autentik

Gjithsesi investigimet vazhdojne, dhe nderkaq cakalli eshte denuar me detyrim paraqitjeje ne njesine 5, cdo te hene, ne ora 3 te mengjesit. Ka te dhena se po negociohet ta sterilizojne dhe ta leshojne si cakall shetites ne nje qytet tjeter, ku pritet te behet nje tender strehe per qen – cakall.

Kjo hap nje ceshtje qe ka te beje me identitetin e cakejve te pare nga dhelprat dhe thuhet se per kete po pergatitet nje péticion qe deri tani ka mbledhur dymije e njeqind firma. E cuditshmja eshte se po firmosin njerez, pula, qen zonjash, krokodila shtepie, macoke rrjepacake, minj kanalesh, gjarperinj, etj.

Jeta e qytetit eshte peshtjelluar shume sepse ka nje téoricien komplotist qe ne bashkepunim me nje gazetar, po botojne nje broshure ku ideja eshte se pas mijera vitesh po ndodh nje fakt i parashikuar nga Nastradinus, i theksuar nga nje grua qe parathote fate sipas te ciles kur njerez te ndryshem behen cakenj, ka cakenj qe duan te behen njerez. Pretendohet se eshte nje trajtese e re e darvinizmit social.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here