Banorët e krahinës së Lumit të Vlorës në protestë: Larg duart nga Shushica

0
92

Paraditen e kësaj të shtune, dhjetra banorë të krahinës së Lumit të Vlorës janë ngritur në protestë, jo për të parën herë por për te katërtën herë radhazi. Me pankarta në duar me sloganin“ Larg duart nga Shushica”, për të kundërshtuar projektin e ndërmarrë nga qeveria që prej janarit të vitit të kaluar.

 

Banorët kanë kundërshtuar dhe pezullimin e projektit te ujësjellsit që do të marrë ujin nga burimi i lumit Shushica për të furnizuar banorët e bashkisë së Himarës. Sipas tyre ky lumi Shushica është i vetmi burim jetese për këto zona, pasi nga ky ujë vaditin tokat, bagëtia pi ujë, por dhe një atraksion turistik për bukurinë e zonës dhe pastërtinë që ky ujë ka.

Në ketë tubim kanë marrë pjesë banorë të 37 fshatrave ku ky lumë kalon. Protesta ka vazhduar prej më shumë se një ore tek ura e Laskos në Kuç e shoqëruar edhe me reshje shiu.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here