Vendimi për gazetarin Qyno/ Berisha: Sadushgjykata i vuri tritol në themel fjalës së lirë

0
89

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila çertifikoi vendimin e paprecedent për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike dhe kryerja e 4 kontrolleve ndaj gazetarit të kronikës, Elton Qyno me qëllim zbulimin e burimeve të informacionit të tij.

Gjatë fjalimit nga protesta e sotme poshtë banesës së tij, Berisha e konsideroi vendimin si antikushtetues, antiligjor dhe se përligji në kundërshtim flagrant me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në kundërshtim flagrant me Kartën Universale të të Drejtave të Njeriut të OKB-së.

Sipas tij, ky gjykim do të hyjë në historinë e Shqipërisë dhe Europës si një gjykim që do e kenë lakmi sot edhe Putini me Llukashenkon. Berisha tha më tej se me këtë gjykim, sot çdo prokuror partie, çdo hetues partie, ka të drejtë të sillet si xhelat i fjalës së tij, ka të drejtë pa vendim gjykate të ndërmarrë aktet terrorizuese, akte brutale, ndaj gazetarëve dhe medieve.

Lidferi demokrat u shpreh se fjalës së lirë i’u vu tritol në themel dhe se defakto kthehet ligji i agjitacion propagandës. Berisha i bëri thirrje edhe kryeministrit Edi Rama që të ndalë terrorizimin ndaj gazetarëve.

I bëj të qartë Edi Ramës se je një kalbërisë e pakallur dhe hiç dorë nga terrorizmi i gazetarëve. Të garantoj se nuk ka pushtet në botë, nuk ka Skap dhe gjykata në botë që do të të mbrojnë ty nga krimet e shëmtuara që ke kryer. Jo Edi Rama, jo. McGonigali në burg, ti do të kesh fatin e tij. Nuk ka shqiptar që mund të pranojë se ai që ka marrë licencë nafte dhe 225 mijë euro nga ti, të burgoset 3 vjet, kurse ti të qeverisësh. Jo Edi Rama, ti ke korruptuar atë, je bashkëkorruptor, meriton fatin e tij dhe shqiptarët do ta japin atë. Sot të mbron Dumani, Kraja dhe grupi i strukturuar kriminal në Skapin e partisë, por nesër i sigurtë të jesh se çdo qindarkë që ke përvetësuar nga ato qindra e milionë eurove, nga djegësi i Tiranës që nuk ekziston, për djegësin e Tiranës në vjedhjen e shekullit. Se çdo qindarkë që ke përvetësuar me sterilizimin që i rrite çmimin 83 herë. Se çdo qindarkë që ke fituar me 10-15 fishimin e çmimit të rrugëve. Se çdo bixhoz që po loz me Portin e Durrësit do të rëndojnë ty gjer në fund të jetës tënde. Unë e di se për të gjitha këto ti, do të bësh gjithçka që të qëndrosh mbi karrigen e krimit, të mbrosh pushtetin e krimit. Por di gjithashtu se në të gjithë shekujt, në të gjitha kohërat, kur sovrani ka vendosur nuk ka satrap që nuk ka kaluar nga karrigia e krimit në shtyllën e turpit, në karrigen e drejtësisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here