“Ligje me porosi në dobi të një grushti njerëzish”, Bardhi: S’e arritën dot pazarin, e tërhoqën ligjin për Amnistinë!

0
148

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi e komentoi tërheqjen e pr.ligjit për Amnistinë Penale nga rendi i ditës, si një dështim të pazareve të socialistëve.

Bardhi tha për mediat se mazhoranca e kthehu amnistinë në një ligj për të shpëtuar zyrtarët e korruptuar.

Edhe marrëveshjen për emigrantët, Bardhi e cilësoi të turpshëm, duke theksuar se cenon siguron kombëtare, ndërsa për pr.ligjin e zonave të mbrojtura, demokrati tha se Rama nxjerr në treg pasuritë e vendit.

“Ju e patë në rendin e ditës nuk kishte asgjë të mirë për qytetarët, por për ligje me porosi në dobi të një grushti njerëzisht, për shkak se nuk arritën pazaret e tyre hoqën dhe Amnistinë Penale, nga një ligj humanitar ku duhet të përfitonin qytetarë e zakonshëm në burg, e shndërruan në një ligj për të amnistuar zyrtarë të korruptuar. Tentuan dhe të mashtronin opinionin publik duke iu faturuar opozitës. Ligji i dytë i miratuar ishte i turpshëm për emigrantët, kjo marrëveshje tejkalon pritshmëritë e qytetarëve për marrëdhënien e mirë me Italinë sepse cenon sigurinë kombëtare dhe i treti ishte ligji i zonave të mbrojtura pasi planifikohen që të nxirren në treg pasuritë kombëtare”, tha Bardhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here