“Kanë ngrënë darka”/ Vokshi nxjerr mesazhet: Basha bashkëpunon me Ramën, kemi fakte !

0
116

Protesta e opozitës, një ditë më parë në Bulevard, për deputeten demokrate, Albana Vokshi është tregues se opozita është bashkuar. Sipas saj, kjo është një përgjigje për Lulzim Bashën, i cili tha më herët se Sali Berisha dhe mbështetësit e tij nuk mbushin dot një rrugicë dhe jo më një shesh.

Për Vokshin, protesta e djeshme “ia përplasi në fytyrë” që e kishte gabim, ndërkohë ka hedhur një akuzë të fortë për kryedemokratin, duke thënë se bashkëpunon hapur me kryeministrin Edi Rama, nëpërmjet Taulant Ballës. Madje, ajo thotë se ka edhe prova për këtë, duke sjellë edhe disa mesazhe që për Vokshin janë fakte se si ai merr urdhra nga ministri i Brendshëm, Balla.

“Ia treguam Bashës dhe Ramës që jo vetëm mbushim rrugicën, por edhe Bulevardit plot e përlot. Të thuash që s’je bashkuar se s’ka ardhur Basha, të kesh 50 deputet dhe Basha të ketë 7, që s’po bëjnë as opozitën, se çfarë zgjedh Basha që s’po bën opozitë. Është në marrëveshje direkte me Bashën nëpërmjet Ballës dhe urdhrat i merr nga Balla, i kemi të faktuara dhe mesazhet që sjell Balla “prisni mos e hidhni në votim se po vjen Basha”, apo ka dalë edhe mesazhi që i ka thënë Bashës “hajdeni””,– deklaroi Vokshi në A2 CNN

Përpjekjet e Bashës për të mbajtur fort bashkëkryesimin e komisionit ad-hoc të reformës zgjedhore, sipas Vokshit janë në vazhdën e marrëveshjes së tij me Ramën. Deputetja e PD-së po ashtu tha se midis shefit të qeverisë dhe Bashës ka pasur takime në vilat qeveritare në Jug të vendit, për të cilat Flamur Noka ka bërë disa denoncime, duke publikuar edhe fletë të shkruara ku ndajnë se çfarë i takon kujt.

Të të jap një fakt tjetër. Kemi 47 firma deputetësh të opozitës që kanë kërkuar largimin e Enkelejd Alibeajt pasi nuk e ka më besimin tonë për reformën zgjedhor në komision ad-hoc. Për bashke drejtimin dhe ndryshimin e përbërjes. Tani Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha thonë Jo. Pavarësisht se jeni 47 firma, unë dua bashkë kryesim pavarësisht se kam 7 deputetë. Tani kemi një komision Rama-Rama. Ja ku e ke faktin e qartrë të bashkëpunimit Rama-Basha. Nëse donte reformë zgjedhor të vërtetë Lulzim Basha e sillte një anëtar të tij se i takon një anëtar. Por të tregoj formën e bashkëpunimit, përveç atyre darkave dhe netëve që kanë kaluar të dy në resortet qeveritare të Jugut, ku edhe kanë dalë. Zoti Noka ka denoncuar edhe fletët me shkrim, unë të jap këtë, ti merr këtë dhe të tjerë e të tjerë. Është vazhdim i asaj marrëveshje. Futuni se i keni online.” – tha Vokshi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here