Fermerët bllokojnë Athinën, në Shqipëri ende pa organizim protestat

0
88

Fermerë nga e gjithë Greqia janë mbledhur për të marrë pjesë në protestën që pritet të zhvillohet këtë pasdite në qendër të Athinës.

Marshimi i fermerëve drejt kryeqytetit nisi mëngjesin e të martës. Më shumë se 5000 fermerë pritet të marrin pjesë, me 60 autobusë dhe rreth 180 traktorë.

Po ashtu disa prej pjesëmarrësve do të udhëtojnë edhe me makinat e tyre. Tubimi pritet të mbyllet rreth orës 22:00 të mbrëmjes, por automjetet dhe makineritë do të vijojnë të qëndrojnë të parkuara deri mëngjesin e të mërkurës.

Policia ka marrë masa, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet gjatë kohës që zhvillohet protesta. Fermerët protestojnë pasi sipas tyre po përballen me kostot e larta, uljen e çmimeve të prodhimeve si dhe produktet që vijnë të lira nga importi.

Ndërkohë në pikën kufitare të Kakavijës, që lidh vendin tonë me Greqinë është bllokuar lëvizja e mjeteve të mëdha dhe situata pritet të kthehet në normalitet mëngjesin e të mërkurës.

Nderkaq ne Shqiperi fermeret jane edhe ne kushte me te keqija si koleget e tyre ne Evrope por protestat i kane pasur deri me tani spontane dhe pa organizim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here