Çuçi e paralajmëroi/ Kushtetuesja zbardh arsyet pse votoi marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët

0
169

Vetem pak ore pasi kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi tha me siguri para gazetareve se vendimi i Kushtetueses per marreveshjen per emigrantet do te zbardhje para seances te se enjtes, Gjykata nuk ka zhgenjyer.

Në vendimin e arsyetuar, gjykata çmon se marrëveshja ‘Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit’ është në pajtim me Kushtetutën dhe lejimin e ratifikimit të tij nga Kuvendi.

Kushtetuesja sqaron në arsyetimin e saj se palët e përfshira në këtë proces kanë dërguar provat për pretendimet e tyre, lidhur me rrëzimin apo miratimin e marrëveshjes, ndërkohë institucioni i Presidentit edhe pse është njoftuar nuk ka shprehur asnjë qëndrim.

Pavarësisht se kjo marrëveshje është në fuqi, 4 prej anëtarëve të gjykatës kanë qenë kundër, duke arsyetuar dhe votën e tyre.

Anëtarët që kanë votuar kundër janë Marsida Xhaferllari, Sonila Bejtja, Ilir Toska dhe Elsa Toska. Vendimi i GJK i është përcjellë Presidentit, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave.

Marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë u dërgua në gjykatë nga grupi i deputetëve të Partisë Demokratike.

Image

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here