Rama- qeverisja nuk rrëzohet me sytë tek ZOTI dhe tek AMERIKA!

0
92

Nga Xhevat MUSTAFA

 

Pas një seriali protestash paqësore, më herët në sheshe dhe këto 2 muaj para pallatit të liderit të PD- së së madhe e të vërtetë, në rradhët e opozitës dhe të shumë shqiptarëve të paparti ose “të pavarur”, po diskutohet gjithnjë më me skepticizëm mundësia e rrëzimit dhe largimit nga pushteti të kësaj qeverie të paaftë, të korruptuar përtej limiteve të paskrupullsisë, të papërgjegjshme deri në ligësi, antikombëtare, sidomos me qëndrimet dhe veprimet ndaj Kosovës në kuadër të “Ballkanit të hapur”; dështake qysh nga fillimi e përfundimisht…! Dozat e skepticizmit, pesimizmit, zhgënjimit ua shtoi ndjeshëm edhe vizita më 15 shkurt 2024 në Tiranë e Sekretarit Amerikan të Shtetit, shefit të DASH, Antony Blinken. Ajo ishte e shkurtër për nga orët, por, falë këshillave dhe urdhërave që kishte marrë ai nga Biden dhe Soros, ishte boll lumturuese për Edi Ramën!?

Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë dhe besnikë e kuptojnë shumë mirë se Edi Rama nuk rrëzohet dhe ikën nga kryeministria, me protesta të kufizuara në pjesëmarrje e vend. Ai rrëzohet dhe ikën nga “froni” me PROTESTA TË VËRTETA, që “i lidhin duar e këmbë” e i mbyllin gojën, sa nuk ka nga të luaj e kërkojë ndihmë tek aleatët, “vëllezërit” në Ballkan e më larg, në Ankara, Moskë, Uashington e New York…! Por, edhe që “i kujtojnë” SPAK- ut që, sidomos pas skandalit McGonigal dhe dënimit të tij të parë e pas intervistës në Syri tv të Arben Ahmetajt më 1 shkurt, logjikshëm nuk mund ta mbrojë më, çka po e bën duke nëpërkëmbur kushtetutën dhe imazhin dhe dinjitetin e vet të njollosur tepër këto javët e fundit! Pra, se ka ardh dita që SPAK të bëjë detyrën edhe ndaj individit dhe institucionit Edi Rama, me një thes të madh mbi kurriz mbush me fakte korrupsioni, shpërdorimesh funksioni, inkriminimi…!

Pra, bëhet lehtësisht e kuptueshme se edhe Edi Rama me shoqet e shokët e tij, nuk ikin nga zyrat(miniera pasurishë e përfitimesh përrallore apo sheikore) e nga pushteti me vezë, domate, bojë, baltë si dhe me akuza e kërcënime fjalimesh, shumica me tekste të shkruara në letra, me përkujdesje si për hartime…! Me këto “armë” ai mund të shtyjë, duke ua bërë me dorë, me tallje dhe provokim, protestuesve nga Surreli ose nga dritarja e zyrës, shumë muaj e vite! Njëkohësisht, duke menduar edhe për “fitoren” e mandatit të katërt, sipas vesit të vjetër me vjedh dhe ble masivisht votat nga njerëzit që shiten dhe blihen lirë, që “shesin” edhe fëmijë dhe nuse djemsh për nga nderi, morali, dinjiteti…, për të ruajtur vendin e punës në zyra qeverie e shteti, duke bërë edhe siç duan shefat, Shukriu, Safeti…!

Përvoja botërore, sidomos në vendet e Perendimit Kapitalist si dhe përvoja shqiptare më 1991- 2000, ka treguar se qeveritë rrëzohen me protesta masive, edhe jo fort paqësore, siç kemi parë prej rreth 180 vjetësh në sheshet e Parisit e të Marsejës dhe në kryeqytete të tjerë, në Perendim dhe Lindje. Por, PD, po paguan shtrenjt edhe një gabim të saj, më shumë të vetëdijshëm se sa nga mungesa e pjekurisë, dijes, përvojës… Më 1992- 1997 dhe 2005- 2009, ajo ishte bashkëpunëtore me PS- në për parcelizim-partizimin, defaktorizimin, formalizimin e sindikatave si dhe të shoqatës së të përndjekurve politikë, që në fillimet e tyre kishin fuqi rrotacioni politik dhe qeveri- rrëzuese. Në mënyrë figurative mund të thuhet se opozita e sotme po paguan edhe për pjesën e saj të fajit dhe përgjegjësisë për këtë gjëmë që iu shkaktua pluralizmit, demokracisë dhe vendit. Gati në të njejtën kohë, më 2008, duke qenë vetë në pushtet, më shumë nga euforia se sa nga “padituria” PD, personalisht Berisha, “i dhuroi” Edi Ramës marrëveshjen për Kodin zgjedhor aktual. Ky Kod e ndihmoi PS- në dhe Edi Ramën për të marshuar “nga fitorja në fitore” më 2013, 2017, 2021…

Përvoja e pasur e PS- së dhe Edi Ramës për të rrëzuar Sali Berishën, më 1997 dhe më 21 janar 2011, më 2013, si dhe e disa “kuajve të Trojës, të Bllokut, Sorosit” në PD, që u bashkuan me ata në Vlorë e më vonë u bënë ministra dhe mercenarë të hapur apo të fshehtë të PS- së…, ua lehtëson ndjeshëm liderëve të opozitës vramendjen për të gjetur rrugën, mënyrën, modelin më të suksesshëm për protestë të vërtetë e për rrëzimin dhe largimin nga pushteti të Edi Ramës me çetë.

PD dhe opozita e sotme, nuk mund ta mendojnë e jo më ta realizojnë synimin e tyre për largimin e Edi Ramës me taborr me modelin dhe përvojën e revoltave masive e tejet të dhunshme të PS- së më 1997 e 21 janar 2011, me këto fatura tmerrësisht të kushtueshme për popullin, vendin, kombin…!

Një minus apo e keqe tjetër për opozitën është plotpushtetizimi, thuajse si Enveri apo Putini dhe plotpasurimi i Edi Ramës dhe klanit të tij politik, oligarkik, patronazhist…! Këto i injektojnë Edi Ramës doza autoritarizmi, arrogance, prepotence, agresiviteti ndaj opozitës në parlament dhe në sheshe protestash. Njëherazi, i injektojnë edhe doza të forta besimi në vetvete, këmbënguljeje për të mos menduar e jo më pranuar dorëheqjen dhe largimin nga froni! Në këto kushte bëhet edhe më e vështirë për sukses të shpejtë kundërvënia e opozitës ndaj tij.

Krahas këtyre, merret me mend se Sali Berisha, e di shumë mirë se Edi Rama nuk i vjen prapa, si humbës dhe i dorëhequr, pa u braktisur dhe pa u shpall nga AMERIKA, i inkriminuar me McGonigal dhe non grata. Deklaratat më shumë prej soroasiani të bindur se sa DIPLOMATI AMERIKAN të dinjiteshëm të Antony Blinken shprehën qartë se Biden, ai, DASH, sa të jetë gjallë Xhorxh Soros, nuk do të heqin dorë nga favorizimi dhe mbështetja e hapur dhe e paskrupullt ndaj Edi Ramës, me shoqe e shokë, edhe pse kanë informacione të bollshëm për secilin dhe si ekip se janë njeri më i korruptuar se tjetri dhe se plot prej tyre i kanë merituar prangat dhe qelitë e burgjeve me kohë.

Dosja e Edi Ramës do të ishte shumë voluminoze dhe tejet e faktuar, ndryshe nga e Berishës, edhe deri sot e pafaktuar nga DASH e nga Blinken vetë! Në vartësi të rrethanave të brendshme e ndërkombëtare, PD -së dhe opozitës, u mbeten si alternativë, sfidë, detyra të ngutshme unifikimi i sinqertë e i fortë, rinovimi i drejtuesve më të lartë jo vetëm si individë, por sidomos për nga pasuria dhe pastërtia e cv-ve! Në vijim, për nga mentaliteti drejtues dhe për nga praktikat vepruese; për nga format e punës propagandistike dhe organizative në bazën e partisë e në elektorat…! Të gjitha këto në funksion të objektivit dhe qëllimit final: ruajtjes së çdo vote gjatë proçesit të votimit e të numërimit në qendrat e votimit e përreth tyre, për të mos lejuar blerjen dhe vjedhjen masive, nën hundë, të votave e të fitores, siç ka ndodhur më 2017, më 2019, më 2021…

Është e kuptueshme se fuqitë e mëdha, SHBA ndoshta e para, kanë parësorë interesat shtetërore, në kuadër të strategjisë afatgjatë gjeo- politiko- ekonomike! Kjo u jep të drejtë dhe arsye për tu justifikuar se miqësitë, marrëdhëniet, aleancat, paktet, traktatet ti kenë jo të përhershme, as fort jetëgjata! Pra, të jenë konjunkturale dhe pragmatiste, sipas parimeve AMERIKA mbi të gjithë! Amerika përfituese më shumë se të gjithë! Kjo gjeopolitikë amerikane i shtyn të mos kenë “dashuri të sinqertë” për asnjë shtet, sidomos më të vegjlit. Ndoshta si përjashtim mund të llogaritet vetëm Izraeli, falë rolit, peshës, ndikimit, fuqisë financiare të pallogaritshme e të plotpushtshme të lobit hebre në AMERIKË! Në kuadrin e gjeopolitikës amerikane e nën optikën e strategjisë globale të SHBA- së mund të analizohet dhe vlerësohet edhe vizita çerekditëshe e Antony Blinken në Tiranë më 15 shkurt 2024. Është e padyshim se Shtëpia e Bardhë dhe DASH, Pentagoni dhe CIA dhe instutucione të tjera të lartë janë të mirinformuar për çka ngjarë në Shqipëri në këta rreth 34 vjet e çfarë do të ndodhë në të ardhmen! E dinë mirë se ç’mallëra janë partia në pushtet, qeveria e saj, kryeministri dhe secili ministër, zv.ministër, drejtor i përgjithshëm.. Po kështu, kanë informacione të pasur e të përditësuar edhe për lidhjet e tyre me korrupsionin, oligarkët, bosët e mafias vendase e ndërkombëtare; për aferat dhe skandalet e shumëllojshme, përfshirë edhe ato morale apo orgjitë nëpër zyra e hotele…! Merret me mend se janë shumë të informuar edhe se ç’ ndodh në PD e në opozitë, me Sali Berishën në parlament e në shtëpinë e tij, se sa shkelje kushtetuese dhe demokracie janë bërë me të drejtat dhe liderë të opozitës… Por, mbyllin sytë, veshët, gojët.. për hirë të interesave të tyre për stabilitet rajonal e më gjërë, kontinental e global. Shqipëria, si vend i vogël, për më tepër në mplakje e mpakje, është si një monedhë me vlerë të pakët në tregun botëror politik, ekonomik, financiar…Për më tepër, kur nëpërkëmbin kushtetutën amerikane ndaj Donald Trump si mund të tregojnë ndjeshmëri dhe kundërshtime ndaj keqtrajtimit juridik të Sali Berishës dhe të ca bashkëpunëtorëve të tij…?! Pra, është në të mirën tonë si popull, sidomos të atyre opozitar e të pavarur, që të çlirohemi sa më parë nga idealizimi, hymnizimi dhe mitizimi i AMERIKËS si MIKE E MADHE dhe e SINQERTË, si kampione për DEMOKRACI DHE DREJTËSI; për ZGJEDHJE TË LIRA dhe DEMOKRATIKE…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here