Vasili: Pensionistët në varfëri të thellë, ndërsa Rama vetëm mashtron

0
82

Deputeti i PL Petrit Vasili, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka mashtruar, pasi në vitin 2013 ka premtuar zerim të TVSH për produktet ushqimore bazë, por një gjë e tillë ende nuk është bërë realitet.

Vasili gjithashtu tha se pensionistët sot shpenzojnë gati 60 % të pensionit për t’u ushqyer, ndërkohë që nuk marrin ndihma nga qeveria.

Postimi i plotë:

Pensionistet ne varferi te thelle, ndersa Rama vetem mashtron!(VIDEO)

Rama premtoi ne vitin 2013 zero TVSH per ushqimet baze, por ky ishte mashtrim sepse TVSH vazhdon 20% edhe pas plot 11 vjetesh.

Sot qindra mijra pensioniste qe shpenzojne gati 60 % te pensionit per tu ushqyer.

Por Rama nuk ju jep as ndihmen me te vogel dhe pensionistet detyrohen te paguajne 20% TVSH per ushqimet e tyre te mbijeteses si buken, vajin, miellin, orizin etj.

Projekt Ligji i Partise se Lirise per uljen ne 5% te TVSH per ushqimet e shportes u rrezua dhe u votua kunder nga deputetet e Rames ne Kuvend.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here