Shpopullimi ndjehet edhe në arsim/ Mungojnë dy mijë mësues, mësim jo i plotë në shkolla! Situata më e vështirë, në veri të vendit

0
76

Në Shqipëri, jo të gjithë nxënësit zhvillojnë mësim sipas programit të caktuar mësimor, për shkak të mungesave të mësuesve.

Një hulumtim i kryer nga Top Channel nxjerr në pah se në institucionet arsimore parauniversitare ka më shumë se 2 mijë vende të lira për mësues.

“Në fillim të shkollës mungoi mësuesi i anglishtes, dy javë nuk bëmë mësim”-shprehet një nxënës.

Përveç shkollave të Divjakës, në 51 zyrat e tjera vendore arsimore të 4 Drejtorive rajonale Durrës, Lezhë, Fier, Korçë, stafi mësimor nuk është i plotë edhe pse ka kaluar gati gjysma e vitit shkollor.

Kërkohen egzaktësisht 2.088 arsimtarë, disa prej tyre me kontratë të përhershme e disa me kontratë të përkohshme për të zëvendësuar mësuesit me leje lindje apo me raporte administrave e mjekësore. Nevoja më e madhe për mësues ndihet në veri të Shqipërisë, ku duket se emigracioni ka krijuar boshllëk te njohuritë e nxënësve. Institucionet arsimore në Dibër kanë 210 vende bosh për mësues, e thuajse në të njëjtën valë është edhe Kukësi me mungesën e 173 mësuesve. Cikli më i prekur në këto dy zona është arsimi fillor, por shkollat kanë problematikë edhe për punësimin e mësuesve të gjuhës angleze, të lëndës së matematikës apo edhe të informatikës.

Edhe shkollat e Tiranës vuajnë për 202 mësues, mungesa më e theksuar rezulton të jetë në zonat rurale; gjysma e kërkesës vihet re se është për mësuesit e arsimit special, pra ndihmësit për nxënësit me aftësi të kufizuara. Efekt

Godinat arsimore në Durrës kanë 122 mësues më pak seç është nevoja. Në drejtorinë e Korçës, kërkesa më e lartë është për shkollat e Skraparit; ndërsa Cërriku ka mungesë vetëm 5 mësues. Edhe zyra arsimore e Fierit kërkon mësues kryesisht të muzikës në shkollën artistike.

Nga kërkimi i Top Channel bie në se vetëm edukata qytetare është e plotësuar 100% me mësues. Ministria e arsimit po piloton për herë të parë këtë vit shkollor mësuesit në dispozicion që duhet të jenë të gatshëm për zëvendësimin e mungesave kudo që janë, mirëpo nxënësit nuk e kanë ndjerë këtë ndryshim.

“Nëse mungon dalim një orë më parë”-shprehen nxënësit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here