Macron shtyn vizitën e tij në Ukrainë

0
53

Presidenti francez, Emmanuel Macron kishte planifikuar të udhëtonte në Ukrainë më 13 dhe 14 shkurt, por vizita është shtyrë.

Mediat e huaja raportojnë se pallati Elysee e justifikoi këtë shtyrje “mbi të gjitha me çështjet e sigurisë”.

Kjo do të ishte vizita e parë dypalëshe e Emmanuel Macron, pas udhëtimit të më mëparshëm i të cilit përkrah me Mario Draghi-n dhe Olaf Scholz.

Raportohet se presidenti francez fillimisht do të ndalej në Odessa për një vizitë simbolike në qytetin e ndërtuar pjesërisht nga francezët, përpara se të shkonte në Kiev.

Udhëtimi do të përfshinte edhe një paketë ekonomike që lidhet me rindërtimin e vendit, me shpalljen e një fondi prej 200 milionë eurosh të paguara si donacione për projektet civile.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here