Kurti udhëton drejt Britanisë, merr pjesë në konferencën për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

0
66
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe. Në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit thuhet se Kurti do të marrë pjesë në konferencën ku do të diskutohet për sfidat e sigurisë më të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor.

“Në qëndrimin e tij njëditor atje, krahas takimeve me zyrtarë të institucioneve, ai do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave Chatham House”, thuhet në njoftim.

Instituti i Politikave Chatham House ka njoftuar mbi konferencën duke theksuar se shqetësimet e sigurisë nuk janë të reja për kombet e Ballkanit Perëndimor. Në konferencë do të diskutohet edhe për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe për rolin e Britanisë.

“Është një rajon që ka përjetuar paqëndrueshmëri të vazhdueshme etnike, fetare dhe politike, si dhe cenueshmëri ndaj efekteve të luftës në Ukrainë. Ndërsa këto vende kanë kaluar tranzicionin e tyre politik dhe ekonomik, rreziqet mbeten për qeveritë e tyre dhe Evropën”, thuhet në njoftim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here