Bashkimi i PD-së, Shkullaku: Mund të shkohet drejt një Kuvendi të jashtëzakonshëm, të reflektohet edhe në forumet e partisë

0
72

Analisti Armand Shkullaku, gjatë bisedës në ‘5im Peka LIVE’ në SYRI TV, në diskutimin për bashkimin e Partisë Demokratike, u shpreh se, ky ishte një akt që pritej prej kohësh.

Gjatë diskutimit se si do të realizohet ky bashkim, Shkullaku u shpreh se mund të shkohet drejt një Kuvendi të jashtëzakonshëm që ky bashkim të reflektohet edhe në PD.

‘I gjithë ky grup, Bushati e quan ‘fraksion’, mund ti vendosim një emër tjetër, të gjithë këta duhet të jenë të përfaqësuar dhe mendoj se ndoshta mund të shkohet drejt një Kuvendi të jashtëzakonshëm dhe meqë ky bashkim ka ndodhur, të reflektohet edhe në forumet e PD, dhe në Kryesi, Kuvend e me radhë.

Unë po flas si akt, dhe jo se kemi një dokument që grupimi Bardhi do të ketë kaq përfaqësim etj., për sa kohë që ky pakt nuk është bërë publik dhe nuk kemi një të tillë.

Nga kundërshtarët gjithmonë është kërkuar një PD pa Berishën, ata të Berishës thonë se ska PD pa Berishën, e këtë radhë kemi një variant tjetër të PD.

Kur je në pushtet edhe nëse s’je Berishist, bëhesh sepse janë interesat e pushtetit, postet që ndahen, etj. Këto provohen në opozitë’, tha Armand Shkullaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here