Kumbaro i jep NAZERIT 1 milion euro

0
94

Mirela Kumbaro, ministrja aktuale e Turizmit dhe Mjedisit, në vend që të fillojë punën për përmirësimin e kushteve skandaloze të turizmit për sezonin e ri, e ka mendjen se si të shpërdorojë taksat e taksapaguesëve shqiptarë.

Kumbaro rezulton ta ketë dorën e rëndë pasi ka shpërdoruar mbi 1 milion euro në një tender tepër të dyshimtë. Bëhet fjalë për një tender të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, me objekt “Shërbim i sigurimit të godinave në administrim të AKZM-së, me ruajtje fizike, me afat 3 vjeçar”.

Fondi limit i këtij tenderi është vlerësuar në shifrat 101,121,427 lekë të reja pa TVSH ose gati 1.1 milionë euro përfshirë TVSH. Por ku fillojnë dyshimet? Duke parë dokumentat e kësaj procedure, shikohet se ka marrë pjesë në garë vetëm një garues, përkatësisht bashkimi i operatorëve “Nazeri 2000” shpk në pronësi të Durim Nazëraj & “Trezhnjeva” shpk në pronësi të Adem Trezhnjeva.

Këta pjesëmarrës natyrisht janë shpallur edhe fitues për vlerën 101,120,755 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.1 milionë euro me TVSH. Ndonëse duket qartë se jemi në kushet e një mungese të konkurrencës, skandali thellohet akoma më tej.

Themi kështu pasi diferenca mes vlerës fituese dhe fondit limit të tenderit është vetëm 600 lekë të reja. Imagjinojeni vetë se sa valixhe plot me para kanë përfunduar në duart e Mirela Kumbaros.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here