“Përmbysje” e çmendur, Dinamo triumfon me spektakël në derbin ndaj Partizanit

0
122

Ishte me të vërtetë një sfidë, për të mos u humbur. “Nëndetësja Blu” e Dinamo City ka zhvilluar një sfidë spektakolare mbrëmjen e kësaj të shtune, teksa në “Niko Dovana”, të Durrësit ka mundur me përmbysje, “Demat e Kuq”, të Partizanit, me tabelën, që në fundin e sfidës së javës së 23-të tregonte rezultatin 2 me 1.

 

Goli i parë i sfidës erdhi nga Christian Mba, që në minutën e 10’-të të sfidës, pas një goditje potente me kokë të nigerianit dhe vetëm 10 minuta më vonë, Tedi Cara dërgoi sërish topi në rrjetë për “Demat”, mirëpo pas një rishikimi të golit, me “sistemin VAR”, arbitri kryesor vendosit të anullonte festën e “Të Kuqve”, pas një fulli në mesfushë. Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës vjen edhe kundërpërgjigjja e “Nëndetëses Blu”, e cila me dy “silurë”, në minutat 56’ e 87’, fillimisht me anë të Luis Kaçorrit e më pas me anë të Lorenco Vilës triumfon në derbin e tretë të këtij kampionati, në një sfidë, që ishte me të vërtetë spektakolare e dhuroi goxha emocion.

Sa i përket pikëve në tabelën e Superiores, Dinamo tashmë ngjitet në kuotën e 31 pikë dhe është vetëm 2 pikë larg, nga “Bardheblutë” e Tiranës ose e thënë ndryshe vetëm 2 pikë larg zonës “Final Four” e në krahun tjetër, “Demat e Kuq” të Partizanit mbesin në vendin e 2-të të tabelës, me plot 37 pikë, po aq sa “Kuqeblutë” e Vllaznisë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here