Autorët hapën zjarr me armë nga jashtë rrethimit të firmës së inerteve, plumbat prekën pronarin dhe ekonomistin

0
102

Zbardhen detaje nga ngjarja fshatin Gurëz në Kurbin ku mbeti i vrarë ekonomisti i një firme inertesh dhe u plagos pronari i saj.

 

Burime policore bëjnë me dije për gazetarin Igli Çelmeta se dyshohet se autorët e krimit kanë qëlluar nga jashtë rrethimit të firmës së inerteve. Kur autorët kanë hapur zjarr, pronari i firmës Ardian Gjeloshi ka qenë duke u futur në ambientet e zyrës së bashku me viktimën ekonomistin Selaman Mihana, në këto momente autorët kanë qëlluar nga avllia e murit rrethues të firmës.

Sipas policisë e gjithë firma është me kamera sigurie. Kur ka ndodhur atentati, te porta e hyrjes ndodhej edhe roja objektit, i cili është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Hetuesit dyshojnë se Ardian Gjeloshi pronari firmës se inerteve ka qenë shënjestra e atentatit.

 

Vrasja në Kurbin, shefi i Policisë: Objektiv ka qenë personi i plagosur! Po hetojmë konfliktet e tij

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here