Berisha: Me 20 shkurt motoja jonë do të jetë ‘Do të bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’

0
111

Lideri demokrat Berisha u ka folur qytetareve protestues sonte per protesten qe do te mbahet ne 20 shkurt. Ai ka zbuluar edhe moton e saj.

“Pasi u faktua se Rama ka bërë vjedhjen më të madhe të shekullit, pasi u faktua se Edi Rama ka korruptuar shefin e kundërinteligjencës së SHBA, pasi doli se Edi Rama mohon të drejtat kushtetuese parlamentare të deputetëve, pasi Edi Rama denoncohet nga zëvendësi i tij si kreu i organizatës kriminale.
Çfarë na mbetet ne, çfarë do të bëjmë ne, këtë po presin ndërkombëtarët, këtë po presin njerëzit e lirë në Europë dhe botë.
Kjo pyetje qarkon në të 4-anët e vendeve të lira.
Kushtet për të hyrë në Europë janë të shumta. Por jo të gjitha kushtet janë të shkruara në letër të dashur miq.
Kushti i të gjitha kushteve është a kemi ne së pari një frumë evropiane, një përgjegjësi evropiane për fatin e lirive tona dhe të demokracisë në Shqipëri.
A jemi ne të gatshëm të çohemi në këmbë dhe të sakrifikojmë kur demokracia është në rrezik për vdekje.
A do të veprojmë ne si njerëz të lirë, evropianë, para diktaturës së re që sundon sot Shqipërinë, apo do të veprojmë e sillemi si populli i Koresë së Veriut.
Mos harroni se kur në Europë lulëzonte demokracia ne kaluam 45 vite të shtypur. Më pas u zgjuam dhe thirrëm se e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Por a do të veprojmë ne si popujt evropiane. Këtë po presin të shohin popujt e lirë nga ne dhe përgjigje për këtë do të japë populli opozitar në datën 20 shkurt, ditën e fitores.
Miqtë e mi!
Me 20 shkurt motoja jonë nuk do të jetë më ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, motoja jonë do të jetë ‘Do të bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’.
Si do ta bëjmë këtë?
Përgjigja është e thjeshtë. Sot rrugët kryesore të kryeqyteteve të Europës janë të paralizuara nga revoltat e fermerëve dhe kjo nuk është e pazakontë e Europës së lirë, por është pjesë e traditës së saj të lirisë dhe qytetarisë.
Sot janë fermerët, dje ishin jelekvedhët, ishin studentët dhe kështu është çdo vit apo çdo 6 muaj.
Por për çfarë bëhen këto protesta miq?
Për të ulur çmimet, për të ndaluar rritjen e moshës së pensioneve, për të përmirësuar jetën e studentëve. Kauza shumë të drejta.
Por kur krahasohen këto me problemet që ka Shqipëria, që kemi ne, këto kauza ngjajnë si thërrime, kur vetë demokracia në Shqipëri është e kërcënuar për vdekje.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here