Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Po shtynin automjetin me defekt, dy persona të plagosur. 15-vjeçari në gjendje të rëndë

0
222

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Sarandë-Ksamil. Policia bën me dije se një 15-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia sqaroi se një automjet tip Benz është përplasur me një automjet tip “Lancia”. Mjeti i fundit kishte defekt dhe po shtyhej nga 4 persona.

Njoftimi:

Rreth orës 21:40, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. A., 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi D. Ç., 24 vjeç, dhe 3 shtetas të tjerë.

Si pasojë e aksidentit, njëri prej 3 shtetasve, që po ndihmonin drejtuesin e automjetit “Lancia”, konkretisht shtetasi i mitur E. Ç., 15 vjeç, së bashku me drejtuesin shtetasin D. Ç, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, ku gjëndja shëndetësore e 15-vjeçarit paraqitet e rëndë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. A, është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

TRAGJIKE/ Aksidenti në Sarandë, ndërron jetë 15-vjeçari i plagosur

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here