Në Shqipëri ka zero kontroll mbi barnat: U besojmë dosjeve që vetë kompanitë farmaceutike dorëzojnë

0
204

Ilaçet që përdorin shqiptarët për trajtimin e sëmundjeve, nuk iu nënshtrohen analizave përpara se të kalojnë në treg.

 

Eksperti i Farmaceutikës Ilir Pecnikaj, në një intervistë për Euronews Albania thotë se qendra kombëtare e barnave nuk ka kapacitete për të kryer analiza dhe gjithcka bëjmë është t’ju besojmë dosjeve që vetë kompanitë farmaceutike dorëzojnë.

“Ne jemi të bindur që në Shqipëri nuk mund të bëjmë kontroll të barnave. Nuk i kemi kapacietet për kontroll. Kemi një institucion  I cili nga fasada është bërë i ri por nga brenda është i viteve 70. Është një institucion që nuk funksionon dhe vetë KLSH e ka deklaruar se ka bërë 0 analiza për kontrollin e barnave”-theksoi Ilir Pecnikaj, ekspert fermaceutik.

Për të shmangur futjen në treg të barnave të pasigurt, deri në vitin 2014 ligji parashikonte që në vendin tonë të lejohen barna të certifikuar dhe kontrolluara nga EMA dhe FDA, dy institucione ndërkombëtare për kontrollin e barnave, por me ndryshimin e ligji kjo barrierë iku.

“Ajo u hoq në ndryshimin e ligjit thjeshtë për të futur barna gjenerike nga Turqia, dhe vendet e Ballkanit që është Serbia dhe Maqedonia. Janë barna të regjistruara në këto vende , janë barna që për mendimin tim kanë një cilësi të dyshuar, për sa kohë ne nuk i njohim këto institucione farmakopeale dhe në Shqipëri s’kemi një institucion farmakopeal për kontrollin e tyre”-theksoi Ilir Pecnikaj, ekspert farmaceutik.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here