Fermerët mblidhen para Ministrisë së Bujqësisë/ Paralajmërojnë protesta në të gjithë vendin

0
61

Fermerët kanë protestuat ditën e sotme para Ministrisë së Bujqësisë, ku kanë shpalosur edhe kërkesat e tyre.

Ata kanë shpalosur kërkesat e tyre, mes të cilave janë Barazimi i TVSH për produktet bujqësore; Rimbursim për çdo litër qumësht; Naftë pa taksa për mjetet bujqësore; Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit; Subvencionim për farat dhe fidanët dhe Subvencionim për produktet organike.

Ata kanë paralajmëruar protesta gjatë të gjithë muajit shkurt duke filluar me Korçën nga dita e hënë.

Protesta pritet të kulmojë në Tiranë në ditët e para të muajit mars.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here