S’ndalet ‘sharra’ e Rilindjes/ Përjashtohen me 20 ditë nga Kuvendi tre deputetë të PD, 10 ditë për Gazment Bardhin

0
62

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga Kuvendi katër deputetë të Partisë Demokratike, ndër ta edhe Gazment Bardhin.

Me 20 ditë janë përjashtuar deputetët Bledion Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka, ndërsa Gazment Bardhi është përjashtuar me 10 ditë.

Vendimi i Sekretariatit të Etikës vjen pas kaosit që çoi në mbylljen e parakohshme të seancës së fundit parlamentare.

Njoftimi:

1. “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 ditë” për deputetin Gazment Bardhi, duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 17.02.2024.

2. “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 20 ditë” për secilin nga deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka, duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 27.02.2024.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here