Vali Bizhga thirri në mbledhje anëtarët e Kushtetueses para vendimit për marrëveshjen Rama-Meloni

0
104

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi akuzoi këtë të martë se Gjykata Kushtetuese është nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, ai tha se para vendimit për marrëveshjen Rama-Meloni, anëtarët e Kushtetueses i thirri në mbledhje Vali Bizhga, drejtoresha e kabinetit të kreut të qeverisë.

Ai gjithashtu dënoi moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi, për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Paralajmëroi ankim në GJK të ligjit të miratuar nga mazhoranca në Kuvend për komisionet hetimore. Ligji kufizon të drejtën e opozitës për ngritjen e tyre dhe vendosin rregulla që i japin mundësi mazhorancës të kontrollojë vendimmarrjen për mbledhjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve.

Lidhur me tensionet në seancën e djeshme të Kuvendit, Bardhi paralajmëroi padi penale ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla. Ai tha se është përgjegjësia e saj që deputetët demokratë u penguan të futen në seancën plenare nga punonjësit e gardës

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here