Bylykbashi: Rama kërkon krizë që të mbulojë skandalet e Portit të Durrësit dhe Inceneratorit

0
62

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, duke folur për mediat pas dështimit të komisionit të Reformës Zgjedhore, tha se një reformë pa konsensus nuk i intereson askujt veç kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu ai theksoi se nuk mund të përcaktojë Rama se kush është Opozita dhe se kush janë përfaqësuesit e saj.

Rama nuk i do sepse do një reformë zgjedhore që ta mbyllë me atë që ka bërë pazare, me Bashën. Nuk mundet në Komisionin e Reformës Zgjedhore që ta përcaktojë Edi Rama se kush është opozita. Komisioni në të shkuarën ka qenë kanal që ka shfryrë krizën politike. Rama kërkon krizë shtesë sepse ka hall për skandalet që po i plasin, nuk do që vëmendja të jetë në skandale si Porti i Durrësit dhe Inceneratori. Me kërkesë të atyre që i ka emëruar në krye të opozitës, nuk mundësohet mbajtja e mbledhjes sot.

Reformë pa konsesus nuk i duhet askujt veç Ramës. Kërkojmë me insistim që komisioni të funksionojë normalisht”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here