Procesi ndaj Belerit ka rritur zemërimin e himariotëve”, Suli: Gjithçka për të mos u hapur letrat e pronave në Himarë

0
73

Zvarritje për të mos u hapur letrat e pronësisë në Himarë, e ka cilësuar sekretari i shoqatës Omonia Marin Suli, procesin gjyqësor ndaj Belerit, që sipas tij është kthyer në nivele groteske, për shkak të presionit nga kryeministri Rama.

Në studion e Ditarit të fundjavës me Erion Dushin, Suli tregon se policia nuk i ka dhënë informacion gjykatës, ndërsa gjyqtarët sipas tij bezdisen kur flasin avokatët e Belerit.

“Policia i dërgon informacion gjykatës dhe i thotë që nuk të jap dot informacion se është sekret shtetëror, ndërkohë dëshmitarët thanë që kemi marrë lejë nga policia e shtetit dhe policia i kthen përgjigje me shkrim një gjykate që duhet t’i japë çdo informacion sikur ta kishte vartës çdo gjyqtar të GJKKO. Situata ka arritur në nivele absurde dhe është e kotë të rrijë 9 muaj Beleri në paraburgim dhe populli i Himarës pa i vajtur e drejta e të zgjedhurit në vend. Kur flasin avokatët e Belerit, gjyqtarët bezdisen sikur duan t’i thonë; mos fol, ta japim këtë dënimin se nuk kemi çfarë t’i bëjmë zotit Rama. Është kthyer në nivele groteske. Nuk ka më seriozitet. Në gjithë botën gjyqtari është arbitër, në këtë fshatin gjykata është në funksion të prokurorisë që të persekutojë një kandidat se nuk i pëlqen Ramës”.

I gjithë procesi ndaj zotit Beleri, sipas Sulit, ka rritur zemërimin e qytetarëve të Himarës, teksa tregon edhe planin B që është ankesa në gjykatën europiane të të drejtave të njeriut.

Plani B është të ankohemi në gjykatat europiane që kushdo që është ankuar ka marrë të drejtë. Këta po na zvarrisin për të fituar kohë, por nuk e kuptojnë që po shtojnë zemërimin e himariotëve. Po persekutohet zotit Beleri”.

E gjitha kjo, thekson ai, bëhet për të mos u hapur letrat e pronave, ku Himara është pa tituj pronësie ndërsa rilindasit bëhen investitorë strategjikë në det.

“Është një padrejtësi e madhe që i wshtë bërë një populli të tërë. Po të kishin atë që ata zgjodhën do hapeshin letrat e vjedhjes së pronave dhe titujve të pronësisë së himariotëve. i vetmi problem është që të mos hapen petët e një byreku të kalbur  e vjedhur të himariotëve që janë pronat. Po të hapen letra do gjeni toka si të Olta Xhaçkës që i frynë  me maja. Keni një Himarë të tërë që nuk kanë tituj pronësie dhe rilindas që bëhen investitorë strategjikë dhe çuditërisht iu del pronësia në det”.

Nënë presionin e kryeministrit ai tha se është edhe Gjykata Kushtetuese e cila po zvarrit procesin. Ai i bën apel kësaj gjykate që të mbyllë sa parë procesin zgjedhor të 14 majit në Bashkinë Himarë.

“Ne bëmë protestë sensibilizuese para GJK që në shkelje të ligjit e zvarrit në 4 muaj se është nën presion se ka agjendën politike të kryeministrit. Nëse Gjykata Kushtetuese do ta mbaronte çështjen shpejt, sot çështja do të ishte në Strasburg dhe sot do të ishte marrë një vendim. Unë nuk beosj se ka interes më të madh se interesi i popullit shqiptar Beleri përfaqëson vullnetin e popullit të Himarës duhet të mbyllet një orë me parë procesi kushtetues i zgjedhjeve të 14 majit. Pastaj vajtja në punë ose jo është tjetër gjë”.

I pyetur për dënimin e Belerit vite më parë ai, tha se deri më 11 maj dëshmia e penalitetit e tij dilte e pastër, ndërsa akuzon shtetin që u veproi me të gjitha strukturat për ta arrestuar atë.

“Është futur që në 11 maj një ditë para se të arrestohej zotit Beleri. Prokuroria e Vlorës ka falsifikuar dëshminë e penalitetit të Belerit duke nxjerrë një dëshmi të falsifikuar si i dënuar. Beleri ishte rehabilituar. Beleri nga 2019 deri në 11 maj ka marrë dëshmi të pastra penaliteti, i padënuar. U mblodhën një shtet i tërë në 11 maj vetëm që të arrestonin Fredi Belerin. Provat janë në gjykatë me audio. Nuk e dimë pse sistemi ka nxjerrë njëherë i dënuar”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here