Noka: Këshilli Kombëtar mori vendim, kthesa e madhe fillon të hënën para Parlamentit

0
51

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka hapur protestën e sotme të 34-të resht te Rruga e Shpresës, në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha, i cili po vuan dënimin politik me arrest shtëpie të urdhëruar nga Edi Rama.

Në fjalën e tij Noka theksoi se Këshilli Kombëtar i PD-së, mori vendimin që kthesa e madhe të fillojë ditën e hënë para parlamentit dhe të vazhdojë në çdo cep të Shqipërisë, kundër regjimit të Edi Ramës.

“Këshilli Kombëtar i PD analizoi situatën e rëndë në të cilën Edi Rama e ka fituar demokracinë në Shqipërinë, situatën në të cilën ndodhet forca jonë politike si pasojë e veprimeve të edi Ramës dhe veglave të tij.

Këshilli Kombëtar i PD, me përgjegjësinë e vetme që rruga e vetme ndaj këtij regjimi është përballja dhe përshkallëzimi i aksionit tonë opozitar.

Këshilli Kombëtar i PD vendosi që ditën e hënë në ora 17:00 të nisë hapi i parë i përshkallëzimit të aksionit tonë politik përpara parlamentit, që është kthyer në një parlament të regjimit, në një parlament të trafikut, në një parlament të krimit.

Këshilli Kombëtar vendosi që ditën e hënë të gjithë t’i çojmë një mesazh Edi Ramës që nuk do ketë kurrë paqe për ty, nuk do ketë kurrë paqe për regjimin tënd kriminal për sa kohë ti e konsideron opozitën armike, për sa kohë ti ka vendosur asgjësimin e saj, për sa kohë ti vazhdon të çosh amanetin e etërve të tu, amanet që synon eliminimin e demokracisë dhe rikthimin e monizmit.

Ne jemi të vendosur që të ecim në këtë rrugë dhe të mos lejojmë përmbushjen e këtij amaneti të etërve të tij.

Nga kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar ne vendosëm që pas ditës së hënë, do të jemi në çdo cep të Shqipërisë, do jemi në çdo rrugë dhe çdo rrugicë të këtij vendi, për të frymëzuar qytetarët, për të ngritur demokratët dhe për t’u prirë atyre në betejën për demokraci.

Sepse Edi Rama me burgosjen e Sali Berishës nuk kishte asnjë qëllim tjetër përveçse mbylljen e gojës dhe asgjësimin e PD.

Këshilli Kombëtar i PD vendosi që Edi Rama të shpallet armiku i lirisë së shqiptarëve, armiku i demokracisë.

Ndaj jemi të vendosur për të thënë se nga Rruga e Shpresës do japim shpresë dhe përshkallëzimi i këtij aksioni nuk do të ketë të ndalur.

Këshilli Kombëtar i PD mori vendim që kthesa e madhe fillon ditën e hënë. Kthesa e madhe do fillojë përballë parlamentit dhe nuk do të ketë të ndalur gjersa ta gjunjëzojmë këtë regjim.

Ta marrim në dorë fatin tonë. Nuk ka rrugë tjetër dhe kjo ishte një nga rrugët e vetme që Këshilli Kombëtar i PD u propozon të gjithë demokratëve dhe të gjithë aleatëve tanë opozitarë.

Të ngrihemi dhe të përballemi!”, u shpreh Noka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here