Qeveria fshehu raportin e UNESCO-s/ Zhupa: Kushtetuesja do riçelë seancën

0
55

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka njoftuar në një postim në Facebook se Gjykata Kushtetuese ka vendosur riçeljen e seancës për çështjen e Butrintit, pas kërkesës për marrjen e raportit të UNESCO-s, të cilin qeveria shqiptare e fsheh.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë për Butrintin!

Gjykata Kushtetuese vendos riçeljen e seancës pas kërkesën tonë për marrjen e raportit të UNESCO që qeveria shqiptare fsheh.

Pasi mora konfirmimin nga UNESCO që ata e kanë dërguar raportin dhe se pala shqiptare fsheh raportin e tyre mbi Butrintin, ju drejtova Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për marrjen e raportit dhe riceljen e seancës plenare. Qeveria nuk kishte nguruar të shkelte vendimet e Gjykatës Kushtetuese për të sjell të gjitha komunikimet por edhe të mashtronin publikisht në proces gjyqësor për këtë raport.

Duke marr raportin e fshehur nga qeveria, Gjykata Kushtetuese do ketë të qartë qëndrimin e UNESCO, kundër çdo forme koncesionare në trashëgiminë botërore, si në kundërshtim me Konventën e Parisit.

Seanca e radhës mbi bazë dokumentacioni do na njoftohet, pasi të merret raporti dhe të shprehemi me shkrim për të.

Një betejë e gjatë por me të drejtën nga ana jonë do triumfojmë, sepse Butrinti është mbrojtja e identitetit, trashëgimisë, historisë shqiptare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here