SPAK nuk prek pasuritë e Pëllumb Gjokës

0
67

SPAK ka sekuestruar sot rreth 1 milionë euro pasuri të ish-shefit të operacionales Oltion Bistri. Pronat ishin kryesisht apartamente e dyqane në Tiranë, të dyshuara si të vendosura nga aktivitete kriminale. Por ndërsa sekuestrohen pasuritë e Bistrit, SPAK nuk ka kryer veprime për pasurinë e Pëlumb gjokës, biznesmenit që është edhe një ndër personazhet kyç të dosjes Metamorfoza. Pëllumb Gjoka është shpallur investitor strategjik me firmë të Edi Ramës, ndërsa është akuzuar se ka blerë vota në Shkodër për llogari të Partisë Socialiste.Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasurinë e ish-shefit të Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri. Sipas SPAK pasuria e Bistrit, e dyshuar se është siguruar nga aktiviteti kriminal kap vlerën e 1 milionë eurove. Nga hetimet rezultoi se pasuria e sekuestruar ishte vendosur nga viti 2015 e deri më sot, dhe ishte blerë nëpërmjet transaksioneve nga familjarët e ish-shefit të Policisë Oltin Bistri. Ndër pasuritë e sekuesutruara janë 2 apartamente me vlerë respective nga 200 mijë euro, 2 dyqane me vlerë 200 dhe 300 mijë euro dhe një tjetër banesë me vlerë mbi 50 mijë euro, të gjitha me vendodhje Tiranë.Operacioni “Metamorfoza” u zhvillua në Korrik 2023, pasi SPAK-u mori nga autoritetet franceze mesazhet në aplikacionin “Sky”, ku disa persona komunikonin për organizim atentatesh. Sipas hetimeve të SPAK-ut, personi kyç i këtij grupi ishte biznesmeni Pëllumb Gjoka. Ai është gjithashtu në listën e personave të shpallur “investitor strategjik” me firmën e kryeministrit Edi Rama. Në Korrik të vitit 2021, kompania e Gjokës, “Imperial Group”, mori viston e Ramës për të ndërtuar resortin “Silver Sand” në bregdetin e Shkodrës, me vlerë investimi 52 milionë euro.  Gjithashtu, ai ka një hotel në qendër të Tiranës, si edhe një nga gjashtë licensat e kazinove të lëshuara nga autoritetet qeveritare. Pas më shumë se 10 muajsh nën arrest, SPAK-u nuk ka vendosur nën sekuestro asnjë prej këtyre pasurive të rëndësishme të Pëllumb Gjokës. Në Tetor të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte sekuestruar disa sipërfaqe toke në emër të Gjokës në zonën e Velipojës. Por, hetimi për ato prona nuk kishte lidhje me operacionin “Metamorfoza”.

Ato toka ishin nën hetim nga Prokuroria e Shkodrës për falsifikim.  Pas arrestimit të Pëllumb Gjokës, dosja e prokurorëve të Shkodrës, e cila ishte gati për sekuestrim, i kaloi Prokurorisë së Posaçme për veprime të mëtejshme. Pëllumb Gjoka, krahas biznesit dhe dyshimeve për grup të strukturuar kriminal, është akuzuar publikisht se është përfshirë në blerjen masive të votave në favor të Partisë Socialiste në Shkodër. Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit 2023 se “kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci, në Shkodër, u ndihmua nga tri banda për të fituar si kryebashkiak, një prej të cilave ishte ajo e biznesmenit Pëllumb Gjoka”.

Pasuria e sekuestruar

1- Apartament e truall në Tiranë, 200 mijë €

2- Apartament në Tiranë, 200 mijë €

3- Dyqan në Tiranë, 300 mijë  €

4- Dyqan në Tiranë, 230 mijë €

5- Apartament në Tiranë, 50 300 €

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here