Përjashtimi i demokratëve nga Kuvendi/ Burimi: Gjenocid politik, Rama ka blerë ndërkombëtarët

0
78

Analisti Genc Burimi ka folur për përjashtimin e deputetëve demokratë nga Kuvendi me urdhër të mazhorancës.

Për Syri TV, Burimi tha se ky akt përbën një gjenocid politik, i cili po kalohet në heshtje të plotë nga ndërkombëtarët.

Sipas Burimit, Rama ka blerë ndërkombëtarët, duke sjellë shembullin e refugjatëve që do të strehojë Italia.

“Kemi hyrë në një gjenocid në Shqipëri nga ana e mazhorancës  sepse kur mundohesh t’i zhdukësh opozitës kryetarin e saj, kur tani shkon deri në zhdukjen masive të deputetëve të opozitës nga Parlamenti nuk kam tjetër fjalë veçse ta quaj genocid politik. E gjitha kjo kalon në heshtje të plotë nga faktorët ndërkombëtarë dhe këtu duhet gjetur dhe kuptuar çelsi i asaj se çfarë është duke blerë Rama. Rama duke i blerë ndërkombëtarët, blen Melonin me kampet e refugjatëve, po mundohet të bëjë të njëjtën marrëveshje me Gjermaninë. SHBA-të i bleu dje në kuptimin që si çdo vend kanë distanca ekonomike. Skavicën e fituan për Baketal-in  firma amerikane që pas një tenderi mori Skavicën që janë qindra miliona euro të shqiptarëve jo të amerikanëve . Ky shpërndan bonbone majtas djathtas dhe pastaj janë shqiptarët që e vuajnë.

Do të ketë dy etapa që do të vijnë shpejtë. Etapa e parë është fillimi i punimeve dhe më pas mbërritja e refugjatëve në Shqipëri, ku opozita do të ketë rastin të ripërsërisë atë rezistencë popullore kësaj radhe që u pa para 10 viteve me armët kimike siriane në Shqipëri dhe ‘takimi’ i dytë do të jeta 2025-a. Çfarëdo që të bëhet sot, ka humbur besimi”, tha Burimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here