“Rama ka lënë çdo punë dhe merret me Belerin!”/ Sekretari i OMONIA: Kryeministri e ka hallin te pronat në Himarë!

0
56

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për çështjen Beleri, të cilën e quan një montim politik të kryeministrit Rama.

Suli tha se Beleri nuk po lejohet të betohet, sepse Rama ka hallin e pronave në Himarë dhe personave që ka shpallur si investitorë strategjikë me prona të falsifikuara.

Marin Suli: Është nga pak premtimet që zoti Rama ka mbajtur, sepse e tha në mes të fushatës që do të merrej personalisht me zotin Beleri. Ka lënë çdo punë dhe merret me zotin Beleri. Për këtë po përdor SPAK dhe GJKKO si kamzhik.
Nuk ka asnjë gjykatë tjetër që arreston për flagrancë dhe tani ka rënë flagranca. U kapën ca lek, erdhi përgjigje zyrtarisht që lekët nuk kanë shenja të Belerit dhe të Kokaveshit.
Doli edhe letra e falsifikuar. Del prokurori i Vlorës, që ka probleme, por nuk është ky vetëm fakti pse e mbajtëm zotin Beleri në burg, por ai ka precedent se është arratisur.
Një prokuror thotë punë e madhe se Prokuroria po përdor një dokument të falsifikuar.

Ylli Rakipi: Pse kërkon Rama me çdo kusht të mos betohet Beleri? Çfarë do të ndodhte nëse Beleri betohet dhe delegon detyrën?

Marin Suli: Nga burgu prapë zoti Beleri ia dha shembullin se çfarë do të ndodhë në ditën e parë që instalohet administrata Beleri. Shikoni atë që hodhi “maja” në det dhe i dalin 7 mijë metra, zonjës Xhaçka, që na doli investitore strategjike. Si ajo janë mbi 2 mijë tituj të falsifikuar. Sikleti i zotit Rama janë pronat e himarjotëve dhe shpura e tij që ndërton.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here