LETRA/ 56 organizata i kërkojnë Qeverisë tërheqjen e pr.ligjit që cënon Zonat e Mbrojtura

0
93

Në një letër të firmosur nga 56 organizata të shoqërisë civile drejtuar Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit kërkohet tërheqja e projektligjit nga axhenda e Kuvendit dhe rihapja e një procesi të ri konsultimi me publikun e komunitetin e ekspertëve të mjedisit.

Ndryshimet ligjore erdhën si nismë e disa deputetëve socialistë dhe parashikojnë hapjen e rrugës investimeve dhe aktivitetit industrial në Zonat e Mbrojtura natyrore duke ulur nivelin e mbrojtjes së tyre dhe duke u dhënë bashkive të drejtë administrimi mbi këto territore.

“Të ndërmerrni sa më shpejt procedurat për tërheqjen e shqyrtimit të këtij projektligji nga seanca plenare; Të bëhet publik relacioni që shoqëron projektligjin; Kuvendi të rihapë procesin e konsultimit publik së bashku me dëgjesën publike, proces i cili nuk është realizuar plotësisht dhe është penguar edhe nga defektet teknike të platformës së konsultimit”– thuhet në letrën e firmosur nga organizatat.

Organizatat kërkojnë që ky projektligj të shqyrtohet përmes një procesi të rregullt ligjor konsultues me publikun dhe të kalojë në dëgjesë me aktorët e interesit për ta bërë transparent këtë proces.

Projektligj u kundërshtua gjithashtu të martën nga drejtues të këtyre organizatave gjatë seancave dëgjimore në Komisionin parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here