Berisha: Të gjitha pushtetet janë në duart e njeriut që korruptoi opozitën, diplomatët, eksponentë kryesorë të zbulimit

0
57

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka në duar të gjithë pushtetet në duart e tij.

Berisha tha se, pushtetet janë në duart e njeriut që korruptoi opozitën, diplomatët dhe eksponentët e kundër zbulimit, ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Ky është krahu korruptiv i drejtësisë sot.

Po akoma më i zi është krahu politik i saj.

Organet e saj speciale, të cilat tejkalojnë edhe organet e dikurshme të diktaturës në shumë aspekte, Shqipërinë po e gërryen, po e rrënon vjedhja e tmerrshme qeveritare.

Organet politike me Dumanin dhe Dumanët, firmosin amnistira për Edi Ramën, Erion Veliajn, Damian Gjiknurin që kanë vjedhur dhe vjedhin qindra milionë euro taksa të shqiptarëve.

Organet e specializuara angazhohen në luftë frontale kundër kundërshtarëve të Edi Ramës. Sepse vjedhin vetë, sepse janë të korruptuara vetë, sepse shpërblehen me korrupsion dhe e dinë se opozita do të përmbysë antishtetin e tyre.

E dinë se opozita do të përmbysë sistemin e korrupsionit të tyre.

Proceset më qesharake janë sot në Shqipëri. Oratorët para meje sollën shembuj dhe janë të shumta.

Të gjitha këto bëhen me një qëllim, parzmore për të amnistuarit, Erion Veliaj, Edi Rama, Engjëll Agaçi, Artur Metani.

Përpiqen të hiqen se janë të pavarur, në një kohë që janë kryekëput të varur nga urdhri i Edi Ramës dhe nga xhepi i tyre.

Të dashur miq, në çdo aspekt po ta analizosh këtë regjim, përbën një katastrofë të madhe për vendin.

Në këtë aspekt, beteja e secilit prej jush ngrihet në zenitin e guximit, në zenitin e vizionit dhe frymëzimit njerëzor.

Me qëndrimin tuaj ju dëshmoni se nuk pajtoheni kurrë me këtë regjim monist, në të cilin të gjitha pushtetet janë të përqendruara në duart e një njeriu. Një njeriu që vetëm vjedh pasurinë, fondet, financat, pasuritë publike të shqiptarëve, vetë, me familjarët e tij, me qeverinë e tij organizatë kriminale.

Të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu që ka për armë kryesore korrupsionin, blerjen.

Korruptoi opozitën, korruptoi diplomatë, korruptoi eksponentë kryesorë të zbulimit.

Por siç thashë, krahas rrëmbimit të votës, ka rrëmbyer dhe sistemin e drejtësisë me ndihmën e Xhorxh Sorosit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here