Artan Hoxha: Veliaj përmendet në hetimin për Ahmetajn, tani e ka në dorë prokurori Prençi për inceneratorët

0
111

Artan Hoxha ka folur për hetimet që po kryen SPAK lidhur me inceneratorin e Tiranës, për të cilën janë burgosur disa zyrtarë, mes tyre edhe dy nga Bashkia e Tiranës.

Hoxha tha se kryebashkiaku Veliaj përmendet në dosjen e SPAK kundër Ahmetajt, por ende nuk rezulton në hetimet për inceneratorin e Tiranës. Gazetari tha se hetimet po vijojnë dhe se ato i kryen prokurori Dritan Prençi.

“Te hetimi për Arben Ahmetajn është përmendur edhe emri i Veliajt. Te hetiemet e tjera, nuk del deri tani. Ai prokurori që ka hetuar çështjen, është prokurori që ka zëvendësuar Dumanin në Tropojë. Janë prokurorë që e njohin jnëri tjetrin. Zoti Prençi, është akoma nën hetim e sipër çështje.

Opinioni publik, për shkak të rëndësisë së çështjes dhe fakti që inceneratori i Tiraëns ka vlerë të madhe monetare, por edhe për fondet e harxhuara, mbi 70 milionë euro, qytetarët janë shumë të interesuar në këtë histori.

Edhe Kryetari i Bashkisë nuk është më aq aktiv sa më parë. Gjëja që ka ndodhur kohët e fundit, është zhdukur fare lajmi nga mediat për inceneratorët e Tiranës.

Duan që zjarri edhe po nuk u fik, ta mbulojë hiri.

Ajo si çështje është nën hetim, por nuk kemi aq kohë sa të presim, kërkojmë veprime të shpejta. Duke parë Fierin dhe Elbasanin, që nuk u shkua te kryetarët e bashkive, jam skeptik për Tiranën, duhet shtyrje, fuqi madhore, që ta çonte deri aty. SPAK është makineri në rrugë e sipër”, tha Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here