Shkrumbohet banesa në Berat, kryefamiljari: Fajin e ka tensioni i lartë, s’kam ku të fus kokën

0
98

Një zjarr ka në një banesë në lagjen “Uznovë” të Beratit, ku fillimisht nuk raportohet për dëme në njerëz.

U mësua se një nga dhomat e shtëpisë është shkrumbuar, ndërsa zjarrfikësit kanë bërë të munduar shuarjen e flakëve.

Ndërsa kryefamiljarja Kristina Kola ka deklaruar se shkaku i zjarrit është tensioni lartë dhe ka bërë apel për ndihmë.

“Fajin e ka tensioni i lartë, energjia elektrike. Apel shtetit për ndihmë, nuk kam ku fus kokën”

Gjithashtu ajo ka treguar se në momentin e rënies së zjarrit ajo ishte në spital me djalin e sëmurë dhe është njoftuar nga fqinjët. Në momentin e mbërritjes, ajo ka parë që orenditë shtëpiake janë shkrumbuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here